Arabia Saudite lëshoi avionin e saj të parë luftarak të montuar në vend, Hawk T-165, raporton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se montimi i avionit është “i pari i këtij lloji” në mbretëri.
“Kisha kënaqësinë të inauguroj avionin më të fundit të avancuar, Hawk T-165, i cili u montua tërësisht në Mbretëri nga duart saudite“, tha ministri i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman në një deklaratë të veçantë të postuar në X.
“Gjithashtu kisha kënaqësinë të lançoj identitetin e ri të flotës së avionëve Saudi Hawk me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj”, shtoi bin Salman.