Gazment Bardhi ka qenë deputeti i parë opozitar i cili ka arritur të hyjë në sallën e Parlamentit, dukshëm i tensionuar.
Me të hyrë në sallë Bardhi i është drejtuar foltores dhe ulëseve të qeverisë, duke “bërtitur “Kush je ti” drejt kryeministrit Rama, teksa ka hedhur tutje edhe xhaketën e tij.
Pas tij kanë qenë edhe deputetë të tjerë të opozitës, ndërsa afrimi i tij ka mobilizuar edhe gardistët që kanë rrethuar menjëherë foltoren.