Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës gjuajnë me sende drejt Ramës dhe Nikollës, ndërhyn Garda


Disa deputetë të opozitës kanë mundur të futen në sallën e Kuvendit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe nervozizmit.

Mes deputetëve që janë futur janë Asllan Dogjani, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, etj.

Sapo janë futur në sallë ata kanë tentuar që të bllokojnë foltoren, por ka ndërhyrë Garda. Më pas ata kanë gjuajtur me sende në drejtim të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.