Vendosni fjalën kyçe....

Linjë kabllore nënujore Shqipëri-Egjipt, Rama: Projekt ambicioz i “Shqipëria 2030” për të qenë kampionë të inovacionit rajonal


Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë 4iG për ndërtimin e një linje kabllore nënujore që do lidhë Shqipërinë me Egjiptin.

Marrëveshja u nënshkrua në kryeministri ndërsa kreu i qeverisë Rama tha se projekti është tejet i rëndësishëm pasi përfaqëson një “autostradë digjitale të rë Mesdheut” duke lidhur dy vendet e duke qenënjë hap i rëndësishëm për vizionin “Shqipëria 2030” dhe shnëdrrimit të vendit në kampion  të inovacionit në rajon.

“I jep mundësi vendit tonë të garantojë një qasje në këtë rrugë të re, këtë autostradë digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh të Europës Qendrore. Mendoj se ky është një projekt i mirëseradhur sepse rrit në mënyrë domethenëse masën e mozaikut të projekteve që po bëjmë për të transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin. Është një projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi, që rritet vit pas viti dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4iG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt ambicioz. Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramandëse por në thelbin e vetë është një projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë.” – tha Rama.

Kryeministri theksoi se pala shqiptare do jetë në lartësinë  e duhur për zbatimin e projektit.

Çfarë parashikon marrëveshja

Si sistem që lidh dy vendet, rruga e planifikuar e linjave nënujore në Mesdhe do jetë unike, duke shtuar shumëllojshmërinë e rrugëve dighitale, që lidhin Mesdheun në mënyrë tradicionale, që janë ato që lidhin Egjiptin me Francën dhe Italinë, duke dhënë kështu një mundësi të tretë. Ky sistem do të zotërojë një pjesë të konsiderueshme të tregut të madh dhe të zhvillimit të trafikut, të dhënave mes Azisë, Lindjes së afërt dhe Europës.

Nga ana e Egjiptit do ofrohet qasje në shumë kabuj nënujorë të juglindjes mes Detit të Kuq dhe Azisë, të cilave i shtohen 10 rrugëve tokësore transegjiptiane që bashkojnë segmentin lidhës të Mesdheut dhe opsionet e tjera të zgjatura të Detit Mesdhe. Egjipti luan rolin e një nyje ndërkombëtare të të gjithë autostradave dixhitale.

Për Shqipërinë sistemi do ofrojë rrugën me të shkurtër për në Frankfurt si dhe destinacione të rëndësishme për trafikun digjital europian, duke lidhur njëherë e mirë Evropën Lindore dhe atë të pjesës së Ballkanit. Investimi i cili vlerësohet nga 100 deri në 115 milionë euro.