E pyetur për mandatin e ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Zaçaj tha se vënia në pikëpyetje e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjnueshme.
Ajo theksoi se institucioni që drejton nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshërinë e vendimeve.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin lidhur me mandatin e ish-ministres së Jashtme e deputetes së PS-së, Xhaçka, duke pranuar padinë e grupit të Bashës duke shpallur si antikueshtetuese vendimin e deputetëe të PS-së për të mos e çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit.
“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve.” – tha Zaçaj.