Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja për emigrantët, Zaçaj: Shteti shqiptar ka juridiksion mbi territorin që do t’i jepet Italisë


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka folur në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Ajo u shpreh se marrëveshja është në një rang më të ulët hierarkik në krahasim me Kushtetutën dhe Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ndaj juridiksioni i shtetit shqiptar mbi këto territorit që do të jepen në përdorim për shtetin Italian, mbetet.

“Vendimi po punohet. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion.

Nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar për zonat që jepen në administrim të shtetit italian.

Juridiksioni ekstraterritorial që vijnë nga konventat ndërkombëtare, këtë e pranuam si diçka taktike që ndodh, sepse marrëveshja është e në një rang hierarkik më të ulët se Kushtetuta.

Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha ajo.