Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka deklaroi se sot opozita do zhvillojë pasditen e sotme dy beteja, njërën brenda parlamentit dhe tjetrën jashtë nga deputetët e përjashtuar.
Sipas Nokës, kryeministri Rama kërkon të nënshtrojë e shkelë me këmbë opozitën, duke nënvizuar se nuk do lejohet ta bëjë këtë.
“E dyta që diskutoi grupi është situata e agravuar në Parlament. Rama me veprimet e tij po kërkon të nënshtrojë opozitën e ta shkelë. Përjashtimi i deputetëve, 19 në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore ndaj opozitës. Për këtë kemi vendosur të thërrasim sot në orën 17:00 protestë për parlamentarizmin. Sot në protestë gjithë deputetët e përjashtuar. Ne që ende nuk quhemi të përjashtuar do jemi brenda. Do kemi dy beteja sot, një në parlament dhe një jashtë tij.” – tha Noka.