Rreth 220 llogari bankare janë sekuestrua në Shqipëri pas një operacioni të gjerë për goditjen e katër grupeve kriminale, sipas prokurorisë.
Operacioni është zhvilluar në Itali ndërsa grupet dyshohet se kishin përfituar të ardhurat nga trafiku i drogës në vendet e BE-së.
Sipas prokurorit të SPAK-ut Vladimir Mara hetimet janë kryer në Shqipëri prej dy vitesh ndërsa përveç 200 llogarive janë sekuestruar edhe 30 kompani e 18 pasuri të paluajtshme.
“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit. Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës.” – tha Mara.
Operacioni është kryer në disa shtete mëngjesin e sotëm ndërkohë që janë lëshuar urdhërarreste nga Antimafia e Firences për 83 persona. Përveç Italisë e Shqipërisë ai është shtrirë edhe në Spanjë, Gjermani e Holandë.