Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i Fredi Belerit, Zaçaj: Po shqyrtohen dokumentet, kemi ende çështje të majit 2023


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj tha sot se kërkesa e Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, është duke u shqyrtuar.

Ajo theksoi se në rastin më të parë që relatori do e ketë gati dosjen ajo do vijë në seancë

. Zaçaj pohoi se dokumentet janë duke u shyqrtuar.

“Më 28 shtator 2023 gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen e Fredi Belerit dhe ka vendosur kalimin në seancë mbi bazë dokumentesh. Nuk kemi nisur ende, jemi duke shqyrtuar ende çështje që janë të majit 2023. Dosja është duke u përgatitur. Janë duke u marrë materialet. Në rastin kur relatori është gati, kërkon datën dhe më pas çështja vjen në seancë. Nuk kemi kërkesë për pëshpejtim nga palët e përfshira në proces. Dy kërkesat e tjera janë paraqitur më 3 janar dhe 10 janar 2024.” – tha Zaçaj.