Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokim të rrugës drejt Kurshumlisë.
Ky bllokim do të ndodh për të gjitha ato automjete që udhëtojnë përmes Merdares drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe drejt Suboticës.
Bllokimi i rrugëve do të ndodh për ti orë, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar Shoqata e serbëve të zhvendosur nga Kosova.
“Bllokada e rrugës do të jetë çdo të hënë për tri orë, nga ora 12:00 deri në 15;00 dhe kjo do të vazhdojë deri në ndaljen e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që po ndodh ndaj serbëve dhe ndaj komuniteteve tjera joshqiptare po bëhet i padurueshëm dhe mund të ndodhin edhe incidente të cilat mund të jenë të paparashikueshme”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së serbëve të zhvendosur.
Siç shkruaj mediat në Serbi ata i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe organizatave relevante ndërkombëtare, që urgjentisht të ndalet terrori dhe arrestimi i serbëve të pafajshë, shkruan Telegraf.