Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të dielën, se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të afërt ushtarak nga Rusia ndaj një anëtari të NATO-s, duke theksuar aftësitë e forcuara të mbrojtjes të aleancës.
Në një intervistë me transmetuesin publik gjerman ARD, Stoltenberg hodhi poshtë pretendimet se Rusia do të sulmonte një anëtar të aleancës nëse fiton luftën në Ukrainë.
“Ne aktualisht nuk e mendojmë një kërcënim ushtarak kundër një aleati të NATO-s në të ardhmen “ tha ai, duke vënë në dukje se NATO ështëforcuar ndjeshëm vitet e fundit dhe të gjitha vendet anëtare kanë investuanë mënyrë të konsiderueshme në mbrojtjen e tyre.
“NATO është përshtatur me realitetin e ri që lind nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga Rusia në 2014, duke pranuar dhe përshtatur rrethanat e ndryshuara”, tha ai.
Stoltenberg tha se pret që Gjermania dhe të gjithë anëtarët e NATO-s të modernizojnë forcat e tyre të armatosura dhe t’i pajisin ato në përputhje me rrethanat, duke vënë në dukje se Gjermania aktualisht është anëtarja me shpenzimet më të larta të mbrojtjes pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Stoltenberg theksoi kontributin e Gjermanisë në mbrojtjen kolektive të NATO-s. dhe i kërkoi Gjermanisë dhe partnerëve të tjerë që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një mbrojtje të besueshme për të ardhmen.
Duke vlerësuar ndikimin e mundshëm në NATO nëse ish-presidenti i SHBA Donald Trump rizgjidhet, Stoltenberg shprehu besimin se SHBA do të mbeten një vend i besueshëm dhe aleat besnik i NATO-s për arsye të ndryshme që përputhen me interesat e saj të sigurisë.
Lidhur me kritikat e kaluara të Trump për anëtarët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për NATO-n, ai sqaroi se ishte më shumë një kritikë e shpenzimeve të pamjaftueshme nga aleatët e NATO-s, duke theksuar se me rritjen e shpenzimeve dhe unitetit, NATO mbetet e sigurt.
Stoltenberg gjithashtu theksoi se anëtarët e NATO-s përbëjnë 50 % e fuqisë ekonomike dhe ushtarake botërore, duke e bërë aleancën thelbësore për SHBA-në, dhe ai pret që ata të mbeten partnerë të besueshëm për sa kohë që qëndrojnë dhe veprojnë së bashku.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA