Vendosni fjalën kyçe....

Vasili në protestën e opozitës: Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha para mbështetësve të opozitës se kryeministri Edi Rama është një frikacak.

“Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë.

Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha shkurt Vasili.