Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Goditet grupi kriminal nga Kosova, trafikonin armë e eksploziv në Shqipëri, 3 kosovarë të arrestuar


Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me një operacion të forcave të rendit, ku u sekuestrua një sasi  e madhe lënde eksplozive e cila vinte nga Kosova.

Ai ka bërë me dije se eksplozivi ishte i destinuar të përdorej nga grupet kriminale, ndërsa tha se u arrestuar edhe tre persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të gjithë të kombësisë kosovare.

“Armë dhe lëndë eksplozive në drejtim nga Kosova në Shqipëri. Në urën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë. U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare.

U kapën 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”, tha ai.