Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Kili shkaktojnë më shumë se 112 të vdekur


Të paktën 112 njerëz janë vrarë nga zjarret pyjore që shpërthejnë në Kili, thanë zyrtarët të dielën.

Njoftimi për rritjen e numrit së të vdekurve u bë i ditur nga presidenti i vendit, Gabriel Boriç  i cili u shpreh se numri i viktimave ishte rritur në 64 dhe ka të ngjarë të rritet. 

Ministrja e Brendshme në Kili njoftoi se janë shkaktuar 92 vatra zjarri që kanë prekur më shumë se 43,000 hektarë.

Zjarret shkaktuan evakuime në disa rajone të Kilit qendror.

Në shkurt 2023, zjarret në vend përfshinë më shumë se 400,000 hektarë dhe vranë më shumë se 22 njerëz, shkruajnë mediat e huaja.