Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj 150 mijë dollarë për kompaninë e lobimit në SHBA


Arben Ahmetaj ka kontraktuar një kompani lobimi në SHBA.

Dokumenti zbulon se Ahmetaj ndodhet në Lugano të Zvicrës ndërsa shuma e paguar për kontraktimin është 150 mijë dollarë.

Ahmetaj kërkon të informojë autoritetet amerikane për ato që i quan akuza të pavërteta ndaj tij për çështjen e inceneratorëve.  Kontrata përcakton se kompania e lobimit do zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë për t’i njohur me rastin e pretendimet e Ahmetajt.

Lëvizja e ish.zv-kryeministrit vjen pak ditë pas intervistës ku pretendoi se është kërcënuar me jetë  dhe se frymëzimi i tyre ishte kryeministri Rama.

Ahmetaj është në arrati prej më shumë se gjahtë muajsh pasi kërkohet nga drejtësia lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Në një shfaqje të pazakontë, pas komunikimeve të mëhershme përmes rrjeteve sociale, ish.zv.-kryeministri dha një intervistë për gazetarin Çim Peka.

Gjatë intervistës ai zbuloi se pronari i inceneratorit të Tiranës ishte biznesmeni Blerim Hoxha, me 40% të aksioneve, ndërsa tha se nëse SPAK do hetonte si duhet inceneratorin e Tiranës do zbardhej e gjithë çështja.

Ahmetaj tha gjithashtu se ndaj tij ishin bërë disa herë kërcënime dhe se familja e tij ishte shkatërruar. Mbrëmjen e djeshme biznesmeni Blerim Hoxha reagoi me një SMS në “Opinion”

 duke pretenduar se Ahmetaj kishte shpifur ndaj tij. Po kështu reagoi edhe kompania e përfolur e cila deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me Blerim Hoxhës dhe as me inceneratorin.