Kreu i grupit parlamentar të grupit Berisha-Bardhi tha sot se SHBA-ja nuk ka aleancë me asnjë individ dhe me asnjë forcë politike në Shqipëri.
Teksa komentoi vizitën e tij dhe të disa deputetëve demokratë në Uashington, Bardhi tha se SHBA-ja është e qartë dhe e prerë se është më demokracinë në Shqipëri dhe me integrimin e saj në BE, me asnjë person a parti në veçanti.
“Partneriteti me SHBA-në është kyç për deputetët demokratë dhe opozitën. SHBA-të nuk kanë aleancë me asnjë indivisd, me asnjë parti, mbështesin demokracinë e rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ne bashkohemi rreth ideve dhe gjërave që na bënjë bashkë. Nuk bëhemi bashkë rreth individëve konkretë, bashkim rreth ideve. Të përbashkët kemi luftën kundër regjimit të Edi Ramës.Mbetem i vendosur që PD-ja të mbetet e bashkuar. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit në PD këto dy vite e opozitës gjithashtu, kjo gjë ka sjellë pasoja për Shqipërinë.”
Ai shtoi më tej se kryeministri Rama dhe shumica socialiste ka kohë që kërkon asgjësimin e opozitës e për këtë kjo e fundit do protestojë pa u ndaluar.
“Rama dhe shumica kanë kohë që japin mesazhin që kërkojnë asgjësimin e opozitës. Kjo është arsyeja pse ne protestojmë. Duam që Kuvendi të jetë funksional po jo i rremë. Nuk kemi kryer asnjë shkelje. Shkeljen e ka bërë Nikolla që ka ndaluar deputetët e PD-së për të hyrë në parlament, në vendin e punës.” – shtoi Bardhi.