Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Prej një viti Lindita Nikolla pengon vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha para pak çastesh se kryeministri Rama do e ketë përballë opozitën dhe nuk do arrijë të asgjësojë atë.

Në një deklaraatë nga Kuvendi demokrati theksoi se deputetët socialistë, të cilë kontrollhen nga Rama e mbajnë të bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar atje mandatin e deputetes së PS-së Olta Xhaçka, për të verifikuar legjitimitetin.

:Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë. Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik. Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e Kushtetueses e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit.” – tha Bardhi.