Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi akuza Ramës e Bashës: Kanë bërë pazar për reformën zgjedhore


Deputeti i Rithemelimit Oerd Bylykbashi denoncoi kryeministrin Rama se kërkon tension politik për të miratuar pa consensus reformën zgjedhore.

Ai e bëri deklaratën pas dështimit të mbledhjes së sotme dhe tensioneve që shoqëruan atë.

Sipas tij, përmes tensioneve Rama kërkon të zbehë çështjet e inceneratorëve dhe Portit të Durrësit.

Bylykbashi tha se Rama ka bërë pazar me  Bashën për miratimin e reformës pa konsensusin e palët tjetër.

“Të miratohen rregulla që kush ndikon mbi lirinë e votës, të përballet me drejtësinë. SPAK e prokurori të mos i shmangen detyrës. Rama nuk i do sepse do një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazare, me Bashën. Komisioni në të shkuarën ka qenë kanal që ka shfryrë krizën politike. Rama kërkon krizë shtesë sepse ka hall për skandalet që po i plasin, nuk do që vëmendja të jetë në skandale si Porti i Durrësit dhe Inceneratori. Me kërkesë të atyre që i ka emëruar në krye të opozitës, nuk mundësohet mbajtja e mbledhjes sot. Reformë pa konsesus nuk i duhet askujt veç Ramës. Kërkojmë me insistim që komisioni të funksionojë normalisht.” – tha Bylykbashi.