Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës futen në mbledhjen e “Zgjedhores” dhe e bllokojnë, mungojnë anëtarët e PS dhe Alibeaj


Disa nga deputetët e PD, të cilët nuk janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, janë futur në sallën ku do të mbahej mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Këta të fundit janë ulur në karrige dhe kanë bllokuar mbledhjen, por në sallë nuk ndodhet asnjë nga anëtarët e PS e as Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë më herët deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga Etika, tentuan që të futen në sallë, por nuk u lejuan nga Garda.

Sakaq nuk dihet ende nëse do të mbahet apo mbledhja, apo të kalojë online.