Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Vokshi akuza Ramës e Bashës: Kanë plan për dështimin e Reformës Zgjedhore


Pas akuzave të deputetit të Rithemelimit Oerd Bylykbashi se Rama ka bërë pazar me Bashën për miratimin pa konsensus të Reformës Zgjedhore, e njëjta akuzë ka ardhur edhe nga deputetja tjetër e Rithemelimit, Albana Vokshi.

Ajo tha se Rama e Basha kanë plan për dështimin e kësaj reforme.

“Kanë dy vite që e mbajnë peng komisionin e Reformës Zgjedhore.  Kur u zgjua Alibeaj dhe Gjinkuri? Pasi ne çuam kërkesën, bazuar edhe në raportin final të OSBE/ODIHR. I njëjtë është dhe raporti i Progresit. Nuk e kanë më besimin tonë as Alibeaj dhe as anëtarët e komisionit. Është plan për dështim, Rama-Basha. Pse nuk u mblodhën dy vjet?!” – tha Vokshi.