Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri anashkalon Ahmetajn: Kur të dal në pension, do shkruaj kujtimet e mia


Damian Gjiknuri ka anashkaluar ish.zv-kryeministrin Arben Ahmetaj pas deklaratës së këtij të fundit të enjten e shkuar se Gjiknuri ishte shkarkuar si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së pas mbrojtjes së i bëri.

I ngacmuar nga gazetarët për deklaratën në djalë të Ahmetajt, Gjiknuri tha se ‘kujtimet politike do i shkruajë kur të dalë në pension’.

Pak ditë më parë, Ahmetaj pohoi se shkarkimi i Gjiknurit nga posti në fjalë kishte ardhur pasi i kishte thënë kryeministrit se ajo që po ndodhte me të ishtë shkelje procedural nga SPAK dhe ishte e gabuar.

“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetajn është shkelje procedurale nga ana e SPAK-ut, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm.” – tha Ahmetaj të enjten e shkuar.