Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri ironizon PD-në: S’i kuptoj dy opozitat, ne jemi komodë me këtë Kod Zgjedhor


Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ironizoi deputetëte  opozitës pas dështimit të mbledhjes së sotme.

Ai tha se ishte i habitur që dy pjesët e saj nuk tregojnë se janë të interesuara për reformën, teksa nënvizoi se PS-ja ishte shumë komode me kodin zgjedhor në fuqi.

“Siç jeni në dijeni kishim seancë dëgjimore me organizatat joqeveritare kanë dhënë rekomandimet e tyre për përmirësimin e kodit zgjedhor. Skenat i patë, përsëri e bënë të pamundur, mundësinë për t’u shprehur organizatat. Përsëri një pjesë e opozitës bllokoi hyrjen, e bëri të pamundur zhvillimin e zgjedhjes. Pamundësia fizike na bën që të njoftojmë një mbledhje tjetër, zgjidhja që bëmë herën e kaluar për ta kaluar online do jetë e duhur. Habitem për një gjë, dy opozitat që duhet të jenë të interesuara nuk po bëjnë asgjë për ta çuar para këtë proces. Absurditet, mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor.” – tha Gjiknuri.

I pyetur nga gazetarët lidhur me shkarkimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, ai tha se i ka dhënë sqarimet e tij dhe se kur të dalë në pension do shkruajë kujtimet.

“Shpjegimet e mia i kam dhënë atëherë. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia.” – tha Gjiknuri.

Të enjten e shkuar ish.zv-kryeministri Ahmetaj deklaroi se Gjiknuri i shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm pasi i kishte dalë në mbrojtje atij.