Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e 34-vjeçarit të arrestuar në Tiranë mohon deklaratën në polici: S’më ka dhunuar, kamerat i vura vetë


Gruaja e 34-vjeçarit që u arrestua sot në Tiranë pasi sipas policisë mbante të mbyllur bashkëshorten në banesë dhe e mbikqyrte me kamera është tërhequr nga deklaratat se është dhunuar nga burri.

Në dëshminë e saj në polici ajo ka pohuar se kamerat në banesë i ka vënë vetë dhe se nuk është dhunuar.

“Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë. Kur kam thënë se më ka kontrolluar s’kam qenë mirë nga trutë e kokës.” – ka thënë ajo, shkruan Shqiptarja.