Qeveria holandeze mund t’i ndalojë nëpunësit publikë të përdorin Facebook për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e të dhënave në platformë, raportoi gazeta De Telegraaf. Ministrja e Dighitalizimit, Alexandra van Huffelen i tha gazetës se një raport zyrtar mbi këtë çështje ishte në pritje.
Ajo tha se qeveria kishte rezerva të gjata për mënyrën sesi META, kompania mëmë e rrjetit social në SHBA, trajton informacionin e ndjeshëm të përdoruesit. Nëntorin e kaluar, Autoritetit Holandez për Mbrojtjen e të Dhënave (AP) iu kërkua të këshillonte nëse zyrtarët e qeverisë duhet të përdorin Facebook-un. Së shpejti pritet të japë një përgjigje, shtoi van Huffelen.
Burimet i thanë De Telegraaf se një memo që vendos një ndalim ishte duke u përgatitur pasi zyrtarët holandezë e konsideruan reagimin e META-s ndaj shqetësimeve të tyre si jo të përshtatshëm. Po bëhen përgatitjet në nivel qeveritar për të shkëputur platformën, pohoi raporti.
Vitin e kaluar, qeveria e kryeministrit Mark Rutte i ndaloi zyrtarët qeveritarë të instalonin aplikacionin për ndarjen e videove TikTok në telefonat e tyre të punës, duke përmendur shqetësimet për spiunazh të mundshëm. Shërbimi është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance.