Vendosni fjalën kyçe....

Konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital 63-vjeçari


Një 63-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Burime nga policia bëjnë me dije se ai ishte transportuar nga familjarët, pasi kishte konsumuar fostoksinë, por për fat të keq mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

“Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fostoksinë”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.