Bayer Leverkusen fitoi 3-2 kundër Stuttgart në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Në “BayArena” sfida këtë raund ishte vetëm me një takim, teksa “Aspirinat” e Xabi Alonsos treguan cilësi dhe përmbysën ndeshjen në minutën e fundit.
Të pamposhtur këtë sezon dhe me vendin e parë në Bundesligë, Leverkusen është ndër kandidatët për të fituar edhe Kupën e Gjermanisë.
Në avantazh Stuttgart kaloi që në minutën e 11-të me Anton, teksa pjesa e parë u mbyll 0-1. Andrich barazoi për Leverkusen, para se Fuhrich të shënonte sërish për Stuttgart.
Duhej Adli dhe një aksion model për barazimin e vendasve në të 66 minutë. Kur u duk se ndeshja do shkonte në shtesë, Tah në minutën e 90-të shënoi golin e tretë për Leverkusen, që siguroi kështu përmbysjen e madhe 3-2.
Tanimë djemtë e Alonsos kanë treguar se jo më kot nuk kanë asnjë humbje këtë sezon dhe kalojnë në gjysmëfinalet e Kupës.