Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 450,000 njerëz protestuan kundër të djathtës ekstreme në Gjermani


Rreth gjysmë milioni njerëz demonstruan kundër ekstremizmit të djathtë në të gjithë Gjermaninë në fundjavë, sipas të dhënave që u bënë të ditura nga Ministria e Brendshme.

Ministria tha se rreth 457,000 njerëz u përfshinë në demostrata . “Për shkak të mungesës së shifrave nga shtetet e Hamburgut, Mecklenburg-Vorpommern dhe Saarland, kjo është një shifër provizore”, theksoi një zëdhënës.

Sipas policisë, më shumë se 150,000 njerëz u mblodhën të shtunën në ndërtesën e Reichstag në Berlin, e cila strehon dhomën e ulët të parlamentit të Gjermanisë, për të demonstruar në favor të demokracisë dhe tolerancës. Organizatori foli për 300,000 pjesëmarrës, shkruajnë mediat e huaja.

Ministria e Brendshme i bazon shifrat e saj në vlerësimet e policisë.

Protestat në rrugë janë mbajtur në qytete të përmasave të ndryshme në të gjithë Gjermaninë pas një raporti të botuar më 10 janar nga grupi gazetaresk investigativ Correctiv.

Raporti zbuloi detaje të një takimi në nëntor midis të djathtët radikalë dhe politikanë individualë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), në të cilën u diskutuan planet për dëbimin e miliona njerëzve me prejardhje emigrante.

Në tubim u diskutua se si të bënin që një numër i madh shtetasish të huaj,  duke përfshirë azilkërkuesit, ata që grupi i quajti ‘qytetarë të pa asimiluar’ dhe emigrantë me pasaporta gjermane të largoheshin nga vendi, edhe nën presion.

Të hënën, njerëzit planifikuan sërish të dalin në rrugë për të protestuar ndaj ekstremizmit të djathtë. Rreth 7,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në një tubim në Frankfurt.