Vendosni fjalën kyçe....

Mete takon krerët e Bankës Italiane të Zhvillimit CDP, diskutohet mbi thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike


Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua ditën e sotme me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Shtetërore Italiane “Cassa Depositi e Prestiti” (CDP), z. Dario Scannapieco, Kryetarin e SIMEST SpA, z. Pasquale Salzano dhe delegacionin që i shoqëronte.

Ministri Mete vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, si edhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm.

Ministri theksoi se Shqipëria ofron mundësi për investime në sektorë si energjia, infrastruktura dhe turizmi.

Mete shprehu gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë italiane përmes përfshirjes më të gjerë të dy institucioneve financiare, CDP dhe SIMEST, përmes njohjes formale si institucione financiare për zhvillim.