Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla përshëndet Marrëveshjen me Italinë për pensionet: Sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet firmosjen e Marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nikolla e cilësoi këtë marrëveshje si  një sukses bashkëpunimi mes dy vendeve, ku mijëra qytetarë nga të dyja vendet do të përftiojnë në mënyrë direkte.

“Marrëveshja për  njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve. Mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo Marrëveshje.  Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.” shprehet Nikolla.