Vendosni fjalën kyçe....

Sot firmoset marrëveshja për njohjen reciproke të pensioneve, Hasani pritet në Itali nga homologu Tajani


Ministri i Jashtëm Igli Hasani do të përmbyllë vizitën në Itali ditën e sotme, 6 shkurt. Rreth orës 10:00 Hasani do të pritet nga homologu Antonio Tajani, të cilët do të firmosin marrëveshjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Më pas dy ministrat do kenë dhe një deklaratë për mediat, ndërsa në orën 14:30 Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të dy vendeve. Pas firmosjes së marrëveshjes, 2 ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë mbi 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

AXHENDA

– Ora 10:00 – Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore. 

-Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave. 

-Ora 14:30 – Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.