Vendosni fjalën kyçe....

Xhixho: Biznesi fason në krizë të thellë


Deputetja e PL-së Erisa Xhixho është shprehur se biznesi fason ka përfunduar në një krizë të thellë pasi tkurra me shpejtësi e kompanive të tilla po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.

Sipas saj gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje.

Reagimi i plotë:

Biznesi fason në krizë të thellë!
Tkurrja me shpejtësi e kompanive fason po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.
• Tre mijë vende pune janë mbyllur që nga nisja e këtij viti
• Kriza ka përfshirë fasonët në Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fush-Krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht
• Gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje. Rreth 400 mijë shqiptarë që ushqehen përmes këtij biznesi janë sot të rrezikuar.
Kriza e fasonëve është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, e cila i ka hapur rrugë pastrimit të parave. Mbiçmimi artificial i lekut po shtyn në buzë të greminës biznesin e ndershëm që paguan taksa e bashkë me të edhe mijëra ekonomi familjare.
Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht fillimisht me paketën e premtuar të masave e më pas me mbështetjen në terma më afatgjatë.