Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Indi (Video)


Të paktën 11 persona u vranë dhe rreth 100 u plagosën në një shpërthim gjigant në një fabrikë fishekzjarresh në shtetin Madhya Pradesh të Indisë qendrore të martën.

Kryeministri lokal është zotuar se do ndëshkojë ata që janë përgjegjës për incidentin, për të cilin ai pretendoi se ishte zjarrvënie e qëllimshme.

Mbi 60 nga të plagosurit në shpërthimin e ndodhur janë transportuar në spital, me shumë në gjendje kritike, raportojnë mediat indiane.

Rreth 100 shtëpi në afërsi raportohet se janë dëmtuar nga flakët. Një sasi e madhe baruti, që besohet se ishte ruajtur në mënyrë të paligjshme brenda fabrikës, mund të kishte çuar në shpërthim.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan skena kaotike në vendin e shpërthimit, ndërsa tymi dilte nga fabrika dhe njerëzit iknin të frikësuar. Shpërthimi rezultoi në një rrëmujë, duke rritur numrin e viktimave, vunë në dukje raportet.

Ndërkohë, ministri i shtetit për transportin dhe arsimin, Uday Pratap Singh, u pa duke kryer një vëzhgim ajror të fabrikës së fishekzjarrëve për të vlerësuar dëmin.

Qeveria federale do paguajë 200,000 rupi (2,400 dollarë) për të afërmit e secilit prej të vdekurve dhe 50,000 rupi (600 dollarë) për të plagosurit, njoftoi kryeministri indian Narendra Modi në një postim në X.