Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Policia njofton se rreth orës 21:00 në lagjen “10 Korriku”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta një 43 vjeçar ka plagosur një 61 vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është arrestuar.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes. Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.