Një aksident ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Mulltetit, ku një mjet ka përplasur tre adoleshentë, të gjithë të moshës 17 vjeç.
3 të rinj janë dërguar në spital, ndërsa i riu që drejtonte makinën mësohet të jetë një 24-vjeçar me iniciale N.P.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.