Vendosni fjalën kyçe....

‘Çështja Gërdeci’/ Sot seanca e radhës në GJKKO, në listën e dëshmitarëve edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha


Ditën e sotme (7 shkurt) po mbahet seanca e rradhës për masakrën e Gërdecit në Gjykatën e Posaçme ku është paraqitur rreth orës 09:00 të mëngjesit ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu së bashku me avokatin e tij.

Në seancën e sotme gjyqësore pritet të dëshmojë edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha i cili ndodhet në Amerikë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në seancë.

Ndërsa më 24 janar, për çështjen e Gërdecit radha për të dëshmuar ishte e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakë të cilët përcaktuan Gërdecin si vendin ku kryhej demontimi i municioneve.

Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2008, i dënuar për Gërdecin me 3 vite burg, – i pyetur për vendimin 550 të ministrit të Mbrojtjes mbi caktimin e vendit, edhe pse i pasigurtë fajin e kaloi te uniformat ushtarake, duke ia hequr këtë përgjegjësi ish shefit të tij Fatmir Mediu.