Vendosni fjalën kyçe....

EDITORIAL: Një sqarim për publikimet e SMS-ve të gjyqtares Arnisa Këlliçi


 

Disa orë më parë Hashtag.al, publikoi disa SMS të dhëna në dispozicion nga gjyqtarja Arnisa Këlliçi. Këto sms paraqisnin komunikime ku një dërgues i identifikuar në screenshoot, si (Ben.M) shkruante tekst intimidues ndaj gjyqtares Këlliçi.

Pas këtij publikimi Hashtag.al është kontaktuar nga gjyqtari Arben Micko, i cili na ka komunikuar sa vijon:

“Komunikimet që ju më keni publikuar nuk janë bërë nga numri im dhe në asnjë rast nuk janë bërë nga unë në rrethana kërcënuese.”

Pasi mori këtë sinjalizim nga gjyqtari Arben Micko, Hashtag.al, kërkoi të kontaktojë gjyqtaren Këlliçi, së cilës i kërkoi vënien në dispozicion të mesazheve që ajo posedon, ku identifikohet qartësisht numri i telefonit të dërguesit.

Deri në këtë moment gjyqtarja ka refuzuar që t’i vejë në dispozicion të plotë sms-të me numrin e dërguesit.

Për pasojë Hashtag.al pezullon publikim e mëparshëm të sms-ve, duke vënë në dukje këtë sqarim editorial, deri në zbardhjen katërcipërisht të asaj që ka ndodhur./Hashtag.al