Vendosni fjalën kyçe....

Greqi/ Vritet me kallashnikov dhe digjet brenda makinës një biznesmen i njohur


Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj Greqinë, pasi një biznesmes i njohur, Christos Gialias, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në periferi të Mandrës në Atikën Perëndimore.

Sipas raportimit të mediave, fillimisht të shtënat u dëgjuan në rrugën Agias Aikaterinis të Mandrës.

Kjo ka vënë në lëvizje policinë greke i cili gjeti në flakë automjetin e biznesmenit, bashkë me këtë të fundit brenda saj.

Autoritet besojnë se Gialias u qëllua nga dy persona duke me një pushkë kallashnikov AK-47, të cilën më pas e hodhën në makinë dhe e dogjën.

Pas ekzekutimit të biznesmenit me armë zjarri, autorët i kanë vënë flakën edhe makinës të cilën e kishin përdorur para vrasjes dhe janë larguar me motor.

Biznesmeni, sipas raportimeve, kishte një histori kriminale dhe merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe të armëve.

“Kathimerini” raporton se edhe gruaja e biznesmenit ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në Mandra në vitin 2018 dhe se autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.

Gialias zotëronte kompaninë e mishit “Farm Katerina”, ndërsa ishte pronar dhe aksioner kryesor në kompaninë “Gi Express”.

Ai ishte aktiv edhe në futbollin grek, duke qenë president i Klubit Sportiv Trikala (AOT), Elefsina dhe Mandra Sports Club.

Greqi/ Vritet me kallashnikov dhe digjet brenda makinës biznesmeni i njohur