Jordani – Katar, kjo do jetë finalja e Kupës së Azisë që do luhet të shtunën e dhjetë shkurtit duke nisur nga ora 16:00 në Doha.
Pasi Jordania bëri dje surprizën dhe siguroi finalen duke eliminuar Korenë e Jugut, tanimë organizatorët e Katarit siguruan biletën e dytë në gjysmëfinalen e fituar 2-3 kundër Iranit.
Djemtë e Bartolomeo Marquez ishin më kërkues në fushë, paçka se pësuan gol që pas katër minutave lojë nga mesfushori i Romës, Azmoun.
Katari u zgjua dhe brenda pjesës së parë përmbysi me Abdulsallam dhe Afif, para se Jahanbakhsh të barazonte me penallti në pjesën e dytë.
Minuta e 82-të ishte vendimtare, me Almoez Ali që shënoi golin e tretë dhe të fitores për Katarin. Ishte VAR që akordoi golin e rregullt, pasi anësori e anuloi për pozitë jashtë loje. Në fund Irani e mbylli me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Khalilzadeh. Iranianët në aksionin e fundit goditën dhe shtyllën.