Vendosni fjalën kyçe....

“Me Abedin Oruçin kam pasur përplasje fizike”, Safet Gjici kërkon pafajësi: Kam vetëm përgjegjësi morale


Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici kërkon pafajësi në gjykatë. Sot në GJKKO ishte seanca për dhënien e konkluzioneve të palës mbrojtëse dhe ish kreu i bashkisë ka kërkuar që të mbajë fjalën.

Ai ka deklaruar se ka rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari i tij Abedin Oruçi i cili sipas tij ka bashkëpunuar me Alma Kaçin.

“Kam vetëm përgjejgësi morale. I kërkoj ndjesë familjes time e qytetarëve të Kukësit” ka thënë ai.

Dëshmia

Kurthi ma ngriti kundershtari Abedin Oruci. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë I hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.

Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.

Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma K. ne shenje hakmarrje pse une nuk e lashe te zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.

Abedin Oruci me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyren. Kush me ka dhene substance narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse kete fakt nuk e heton prokuroria.

Pse Alma pasi beri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, nderkohe qe une hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku eshte premtimi qe i kam bere une Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgje nderkohe qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashe shko tek zevensi Almes por ajo as aty nuk e dorezoi. Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikur nje gje te tille fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova te ndertojne paleje dhe te pervetesojne token.

Une kam marrë dënimin më të madh denimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mij dhe qytetarëve të Kukësit. (u perlot)

Oruci donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë.  Abedin Oruci ndervite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.