Vendosni fjalën kyçe....

Mollët e Korçës mbesin stok, Shoqata e Biznesit të Vogël kërkesë Ramës: Rrisni çmimin e referencës për importin 


 

Mollët e Korçës mbesin stok, Shoqata e Biznesit të Vogël kërkesë Ramës: Rrisni çmimin e referencës për importin. 

Shoqata e Biznesit të Vogël i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën e vështirë të krijuar për fermerët e Korçës, pas mbetjes pa shitur të prodhimit vendas.

Në letër theksohet se mollët po mbesin pa shitur, ndërsa shihet e arsyeshme se vetëm ndërhyrja e shtetit mund të zgjidhë këtë problematikë.

Në kërkesë theksohet gjithashtu se shumë fermerë po falimentojnë dhe kërkohet që të rritet çmimi i referencës për produktet e importit si dhe kontrolli ndaj tyre.

foto galeri

foto galeri