Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE


Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Luksemburg me homologun e tij, Luc Frieden.

Në një reagimi në rrjete sociale, Rama ka bërë me dije se në këtë takim ka rënë dakord me Frieden, zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

Raagimi i Ramës

Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.