Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Çështjet Evropiane, Juri Kim, gjatë një vizitë në SHBA, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Tabaku ka zbardhur dhe takimin mes tyre, ku bën me dije së kanë biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
Postimi i Jorida Tabakut:
Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!