Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku takim me Yuri Kim dhe Escobar: Bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në BE


Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me ish-ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Esocbar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Tabaku u shpreh se me dy zyrtarët ka zhvilluar një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkroi ajo në Facebook.