Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvend, merren masa për Bardhin, Nokën, Dogjanin e Nallbatin


Pas tensioneve të krijuara në seancën e fundit parlamentare të ditës së hënë janë marrë masa për përjashtimin e 4 deputetëve të Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi është përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë.

Po ashtu vendim për përjashtimin është marrë edhe për deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë.

Njoftimi i plotë:

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.
 “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024.