Vendosni fjalën kyçe....

Sot Kuvend, votohet ligji për kthimin e basteve online, 23 deputetë të opozitës të përjashtuar


Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot, ndërsa pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online. PS i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë.

Për shkak të kaosit që kanë krijuar në Kuvend, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare. Të përjashtuar janë edhe dy deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Deputetët e opozitës  do të vijojnë me skenarët për bllokim ashtu siç kanë paralajmëruar. Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. 

Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

1-Albana Vokshi

2-Sorina Koti

3-Elda Hoti

4-Lindita Metaliaj

5-Isuf Cela

6-Tritan Shehu

7-Lefter Geshtenja

8-Helidon Bushati

9-Xhelal Mziu

10-Edmond Spaho

11-Oerd Bylykhashi

12-Ervin Salianji

13-Saimir Korreshi

14-Kasem Mahmutaj

15-Ramadan Likaj

16-Kastriot Piroli

17-Qani Xhafa

18-Lodovik Hasani

19-Luan Baçi

20-Bledion Nallbati

21-Asllan Dogjani

22-Flamur Noka

23-Gazmend Bardhi