Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në burg Ramazan Rrajën, i dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja


Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në  burg Ramazan Rrajën, i cili është nën hetim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojës.

Rraja kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë duke kërkuar “detyrim paraqitjeje”.

Njoftimi

“Personi nën hetim Ramazan Rraja më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim i masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar për personin nën hetim Ramazan Rraja me vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 57, datë 07.02.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”