Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me armë, Drejtori i Policisë Shkodër: Shënjestra është plagosur lehtë, po punojmë për zbardhjen e ngjarjes


Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj Selami Brahimit në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.

Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla“, u shpreh drejtori Sulaj.