Me kërkesën për rritje të pagës dhe përmirësim të kushteve të punës, punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën në protestë.
Rreth 80 metalurgë i drejtuan kërkesat e tyre ndaj kompanisë turke që administron uzinën.
Në listë e kërkesave që metalurgët kanë parashtruar është edhe largimi I drejtorit të kësaj uzine. Kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të dy viteve më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor, teksa diskriminon sipas tyre metalurgët dëshmitarë në gjykatë.
Metalurgët thonë se protesta e tyre do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, dhe nëse nuk do të merren parasysh, protestat do të përshkallëzohen.