Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, Basha: E pakta që mund të bëjë Rama është të japë dorëheqjen 


Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët. Basha thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen, pas akuzave që ish-zv.kryeministri lëshoi ndaj tij. 

“Votimi kundër i këtij amendamenti përkon me krizën më të thellë që një qeveri ka njohur. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish zëvendëskryeministri e të tregojë me gisht kryeministrin si pronar të aferës më të madhe që është hetuar ndonjëherë, inceneratorët dhe të mos ndodhë asgjë.

 Minimumi në një shoqëri normale, do ishte largimi nga detyra dhe inkurajimi i një hetimi të plotë që do përfshinte personin e treguar me gisht nga 2-shi i tij dhe jo nga opozita.

Ishte hipokrite të mos thonim diçka që e dinë gjithë shqiptarët, pse ky precedent vendoset në Shqipëri, është dhe dobësimi permanent i aftësisë së opozitës për tu marrë seriozisht me problemet e vendit. Ky është edhe luksi i çdo të enjte, që një pjesë e opozitës i dorëzon Ramës dhe është boshti i vetëm që rrotullohet një qeveri dhe një kryeministër është aty”, tha Basha.