Arkitektët dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme po hartojnë planet për të ndërtuar rrokaqiellin më të lartë në SHBA; jo në Nju Jork, as në Çikago, por në Oklahoma City.
Plani i ndërtimit përmban tre kulla, secila që ngrihet në 105 metra lartësi dhe një kullë të katërt tejet të lartë të quajtur “Legends” që do jetë 581 metra e lartë.
Nëse miratohet, “Legends” do mposhtë rekordin për ndërtesën më të lartë në hemisferën perëndimore që mbahet nga Qendra Botërore e Tregtisë Një në Manhatan, Nju Jork.
Rrokaqielli i stërmadh është vendosur të shtrihet në 464,515 metra katrorë dhe do përmbajë një sërë hotelesh, godina me shërbime, apartamente banimi dhe njësi tregtare.